Përfshirja e Teatrit Kombëtar nga “Europa Nostra”, Presidenti Meta: Vlerësim për rezistencën në mbrojtje të kësaj trashëgimie kulturore dhe kombëtare

453
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sonte me kërkesë të tyre një përfaqësi të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë i Presidentit:

Shumë i nderuar të prisja sot një përfaqësi artistësh dhe intelektualësh të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe t’i uroja për suksesin e tyre të fundit për përfshirjen e Teatrit Kombëtar nga “Europa Nostra” në listën e 14 monumenteve më të rrezikuara.
Vlerësim për rezistencën e tyre paqësore dhe demokratike në mbrojtje të kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme kulturore dhe kombëtare.
I garantova se do të jem gjithmonë me ta dhe kauzën e tyre tërësisht të drejtë, si dhe i falënderova që janë kthyer në një model të shkëlqyer edhe për kauza të tjera, sikundër e treguan me solidaritetin për banorët e prekur rëndë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Fakti që Teatri Kombëtar u kthye në një qendër të rëndësishme ku qytetarët sillnin vullnetarisht ndihmat dhe kontributet e tyre, është një dëshmi e fortë e besimit që opinioni publik ka ndaj këtyre artistëve të pakonformuar.