Përfshirja e Artur Meçollarit në grupin negociator/ Presidenti Meta: Kemi kërkuar informacione…

468
Presidenti Ilir Meta u shprteh mbrëmjen e sotme se do të bëjë gjithçka dhe do të përmbushë të gjitha detyrimet Kushtetuese dhe institucionale për mbarëvajtjen e marrëveshjeve që synohen dhe marrëdhënie sa më të mira me Greqinë.
I ftuar në studion e News 24, Meta tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen e detit është i detyrueshëm për t’u zbatuar dhe kjo do të thotë se nëse nuk respektohet pikë për pikë ky vendim, atëherë çdo grupimi do t’i lindte e drejta që të çonte në Kushtetuese çdo marrëveshje që mund të arrihej.
Lidhur me plotfuqishmërinë, Presidenti tha se do të respektojë dhe zbatojë kompetencat kushtetuese, duke shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese prevalon mbi çdo ligj.
“Presidenti nuk ka detyrë më të rëndësishme sesa zbatimi i Kushtetutës. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka folur qartë mbi përgjegjësinë që ka Presidenti përsa i takon traktateve ndërshtetërore. Kjo do të thotë se është detyrë e Presidentit për të bashkëpunuar me çdo institucion që ky proçes duhet të ecë me sukses, qoftë ky edhe në aspektin formal”, tha Meta.
“Lidhur me nogociatorëve unë vlerësoj që integriteti i tyre dhe njohuritë e tyre është mjaft i rëndësishëm, kjo pasi dhe Gjykata kushtetuese ka folur për metodologji, të e rrisin shumë rolin e negociatorëve për këtë marrëveshje.
Unë nuk kam asnjë arsye, unë si president jam i detyruar që të kërkoj informacion të detajuar. 
Nuk kam ndonjë informacion konkret, përveç atyre që kemi dëgjuar në media. Element pozitiv mendoj për personin konkret, që i kishte dërguar ish prokurorit, që ai protestonte për mbylljen e çështjes penale për grupin e vitit 2009. Në këtë aspekt nuk mund të them dhe të bëj gjykatësin që ka të drejtë apo jo. Kjo tregon se ka një ndershmëri dhe integritetin që këta negociatorë duhet të kenë.
Ne kemi kërkuar për të gjithë emrat informacione, për disa edhe më shumë informacione por nuk mund të flas më tepër pa marrë informacione zyrtare.
Për faktin se ka qenë në takimet e mëparshme me ministrin e Jashtëm, nëse ka qenë për negociatat kjo është shkelje e rëndë, por nuk e besoj këtë gjë”, tha Meta
Lidhur me deklaratat publike ndaj Meçollarit, Presidenti tha se ka kërkuar informacione nga institucionet përkatëse dhe do të presim këto informacione.
“Do të bëj gjithçka që në këtë proçes të ecim duke zbatuar Kushtetutën dhe vendimin e Kushtetueses”, tha Meta.
Presidenti u shpreh se për deklaratat publike të ish-ministrit të Mbrojtjes, ish-kreut të SHISH dhe ish-Kryeministrit Berisha lidhur me Meçollarin mendoj se duhen pritur informacionet nga institucionet për të verifikuar nëse qëndrojnë ose jo.
Sigal