Përfaqësuesia e TI që tha se në Shqipëri korrupsioni po bie, ish drejtuese e SOROS BIRN Albania në Tiranë dhe zyrat e BE-së

540
Sigal

Transparencë
International – TI raportoi sot, se ndërkohë që në Evropë korrupsioni po
ngrihet, në Shqipërinë e Rilindur po bie ! 

Përfaqësuesia e TI që publikoi, se në Shqipëri korrupsioni po bie, ka qenë një nga drejtueset e SOROS BIRN Albania në Tiranë dhe zyrat e BE-së
Jemi 4 pikë më mirë. Evropa ndërkohë po zhytet në korrupsion sipas TI. Ndërkohë që në faqen zyrtare të TI është akuzuar zyrtarisht edhe Trump sepse sipas TI megjithëse ka vetëm 3 ditë në detyrë ai do të rrisë korrupsionin! A thua se TI ka filluar të shtijë fall me letra. Dhe nuk ka faj.
Mjafton të kërkosh në internet dhe e kupton se si ra korrupsioni në Shqipërinë e Rilindur dhe si u rrit në Evropë dhe do të rritet në SHBA pse erdhi Trump! Sipas Google del se staf i Transparence International për Shqipërinë, sipas dokumentacionit zyrtar të TI dhe pamjeve video del Znj. Adela Halo. Por sipas faqes zyrtare të Fondacionit Soros www.soros.al, Adela Halo ka qenë staf zyrtar i Fondacionit Soros në Tiranë nga Korriku 2010 deri në Shtator 2013 dhe më pas ka punuar pranë zyrës së krijuar nga Soros BIRN – Albania për të mbuluar Reformën Territoriale dhe Zgjedhjet Lokale në 2015. Gjithashtu ka punuar edhe pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian si analiste politike dhe shkruese zyrtare e fjalimeve .
Po ashtu me një kërkim të shkurtër online rezulton personi tjetër i Transparence International që punon për Shqipërinë quhet Megi LLubani, e cila punon prej shumë vitesh pranë Albanian Institute for International Studies, që njihet si një ndër organizatat më të financuara të Soros në Shqipëri.
Ja pra pse në Shqipërinë e Rilindur prej Sorosit korrupsioni ka rënë dhe në Evropë po rritet. 
Mjafton të kujtosh ,se pse u pushua nga puna ish koordinatori i Transparence International, Ervin Karamuço 2 vjet më parë kur doli SMS e Edi Ramës drejtuar drejtuesit të Transparence International, që ishte një ndër njerëzit e njohur të Sorosit, fakt që bëri bujë kur u denoncua në Parlament nga ish Kryeministri Berisha. Ndërkohë sot doli bashkëshorti i Delina Ficos, një ndër njerëzit më të njohur jo vetëm në Shqipëri të Soros, Bled Çuçi dhe u krenua për raportin e Transparence International që tregonte, se sa kishte rënë korrupsioni në Shqipërinë e Rilindur prej Sorosit.