Përdornin konviktin si bazë droge, 18 të arrestuar në Korçë

488
Në kuadër të operacionit “konvikti” ditën e sotme janë arrestuar 18 persona dhe është konfiskuar një sasi heroinë, në qytetin Korçës. Burimet policore lokale bëjnë me dije se janë sekuestruar 1.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë, kokainë dhe një sasie kanabis sativa. Lënda narkotike fshihej në një nga ambientet e ish-konviktit ku sot jetojnë familje të pastreha. Konvikti ndodhet pranë shkollës “Demokraci” në qytetin juglindor, që njihet si një zonë problematike. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e personave të arrestuar, por ka thënë se ata ishin nën hetim prej një muaji. Nga hetimet e para dyshohet se është një bazë e grumbullimit të lëndës narkotike.
Sigal