Përdhunimi i 13-vjeçares, nis protesta në Tiranë: Drejtësisë të japë dënimin e merituar

509
Sigal

Qytetarët janë bashkuara para Ministrisë së Arsimit ndërsa po protestojnë pas rastit të rëndë të përdhunimit të 13 vjeçares në Kavajë.

Ata kanë zgjedhur që kjo protestë të jetë një “Marshim i heshtur”, për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale dhe jo vetëm, ndërsa do të vijojnë për tek Drejtoria e Policisë.

Protesta është organizuar me anë të një eventi të krijuar në “Facebook”, ndërsa kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Njëra prej protestueseve paralajmëroi se kjo protestë është vetëm fillimi.
“Gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund të durojnë më përdhunimin e tyre. Protestat janë të shumëllojshme. Heshtja simbolizon heshtjen e autoriteteve.
Ky është fillimi i kësaj që do bëjmë sot, pasi kjo do vijojë edhe në forma të tjera”, tha një prej protestueseve”, u shpreh ajo.

Ndërsa një tjetër tha: “Politika jonë është e paskrupullt, që për interesin dhe propagandën e tyre shqyejnë këdo. Këtë e tregoi mjaft mirë edhe rasti i fundit”.

Në vijim një prej protestueseve i bëri thirrje drejtësisë të bëjë punën e saj për ndëshkimin e djemve të përfshirë në këtë akt tronditës.

Kam një mesazh që ia drejtoj asaj që ka rastin në dorë. I bëj thirrje drejtësisë që të japë dënimin e merituar.

Mbase sot pazari filloi për një “Playstation”, por nesër kur të rritet pazari mund të rritet për të blerë makina luksoze. Kam edhe një thirrje për prindërit e prindërve të atyre djemve, duhet të ishin pranë prindërve dhe vajzës së dhunuar”, u shpreh qytetarja.