Përçahet maxhoranca/ Ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj votoi kundër ligjit të qeverisë për grabitjen e tokave publike

396
Sigal

Përçahet mazhoranca: Ish-ministri voton kundër ligjit të qeverisë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e djeshme plenare projektligjin për Korporatën e Investimeve me 77 vota pro, 19 kundër dhe 3 abstenim. Por burime nga Kuvendi shprehen se një prej deputetëve që ka votuar kundër është edhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili me votën e vet shpreh drejtpërdrejt qëndrimin kundër të tij për ligjin, që nga shqiptarët është cilësuar si grabitja e pronës. Çfarë është Korporata e Investimeve? Kjo korporatë do të vjedhë pronat e ligjshme të shqiptarëve duke u marrë tokat apo edhe objektet e duke mos u dhënë asgjë në këmbim. Ky ligj u kritikua edhe nga Komisioni i Venecias, i cili e quajti, se shkelte të Drejtat e Njeriut mbi Pronën. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, të interesuarve, qytetarëve, të cilëve shteti u zhvat pronën pa asnjë shpërblim, për t’ua dhënë oligarkëve falas, u mohon edhe të drejtën e ankimimit. E vetmja rrugë që kanë shqiptarët për të rrëzuar ligjin e qeverisë për Korporatën e Investimeve është të drejtohen në Gjykatën e Strasburgut, ku janë me dhjetëra gjyqe që shqiptarët kanë fituar ndaj ligjeve të shtetit shqiptar për Pronën.