Përçahet koalicioni i Majtë, shkak ndarja e tortës në bashkitë e reja

473
Tashmë entuziazmi i fitores më 21 qershor 2015 është fashitur, ndërsa në prapaskenë luhen shumë gjëra për ndarjen e posteve drejtuese në bashkitë e reja ndërmjet aleatëve. Ndoshta fitoja mund të konsiderohet se u arrit lehtë nga ASHE, mirëpo ttani që ka bashkitë e reja janë certifikuar edhe nga KQZ dhe pritet që të bëhen konstituimi i tyre, midis PS e aleatëve të saj kanë filluar grindjet e zënkat, ngaqë aleatët nuk po marrin, sipas premtimit fillestar, postet që kërkojnë. 
Topi kërkon nënkryetarë bashkie në Tiranë e gjektë
Bamir Topi, që u përgëzua nga kryetari i ASHE për kontributin e tij në fitoren e 21 qershorit, tani i kërkon Edi Ramës poste të larta në bashkitë e reja. Madje në bashkitë si në Tiranë dhe Durrës, Topi,sipas burimeve të mirëinformuara pranë PS,i kërkon Ramës të ketë nënkryetar të Bashkisë në Tiranë, pavarësisht se nuk ka asnjë këshilltar në Këshillin Bashkiak. Topi i kërkon nënkryetar të Bashkisë edhe në Durrës, e kjo për të forcuar edhe më shumë imazhin si FRD në elektoratin e këtyre bashkive. Por, meqë oreksi vjen duke ngrënë, Topi i kërkon Ramës edhe poste të tjera, si drejtorë në bashkitë e reja, për të punësuar njerëzit e tij, me qëllim që të shtrijë ndikim në elektorat. 
Idrizi kërkon shpërblimin me poste 
Rama është vënë në presion edhe nga PDIU, e cila, nuk është mjaftuar me 3 kryetarë bashkie. Shpëtim Idrizi, pak ditë pas 21 qershorit, publikisht shfaqi oreksin e tij, se mëqë PDIU erdhi parti e katërt elektorale, tashmë duhet të ketë përfaqësim edhe në qeverisjen qëndrore, duke aluduar hapur edhe për poste ministrore, pas zgjedhjes së tij, si nënkryetar i Kuvendit. Idrizi i kërkon Ramës që të ketë ai nënkryetar në bashkinë e Tiranës, por edhe disa drejtori në këtë bashki, por edhe poste të larta drejtuese, analoge, në bashki të tjera, ku kërkon që të shtrijë influencën elektorale të PDIU, si në bashkitë e Vlorës, Fierit, Sarandës,Dibrës, etj. Kryetari i ASHE, Edi Rama, që tani është duke ndërtuar strategjinë e një aleance zgjedhore të 2017, dhe joshjen e parë elektorale e dëftoi ndaj ishaleatit Gjinushi, të cilit i dha një këshilltar në Bashkinë e Vlorës. Edhe Milo, i cili arriti të marrë 20 mijë vota, deklaroi pas zgjedhjeve, që tashmë pret që Rama të respektojë marrëveshjen e 2013 dhe të 2015, domethënë, edhe Milo, pret që Rama ta shpërblejë PDS me poste qëndrore dhe në bashkitë e reja, me poste drejtorësh në qeveri dhe në bashki. 
Marrëdhëniet PS-LSI
Por kokëçarja më e madhe e Edi Ramës, tashmë, është të ndërtojë marrëdhënie të tilla që të afrojë më shumë besueshmëri me LSI, pas atyre ngjarjeve dhe fakteve që ndodhën, ku socialistët nuk kontribuan me votë për kandidatët e LSI në disa bashki, ku në votat për këshilltarë në bashkitë, ku humbën kandidatët e PSI për kryebashkiakë, socialistët dominuan më shumë. Dhe Rama e ka të qartë, se besueshmëria PS-LSI rritet me mënyrën se si do të bëhet ndarja e posteve në bashki. Por, nga ana tjetër, Rama ka frikën e rritjes së ndikimit të LSI në elektoratin e Majtë, në dëm të PS. Ndaj edhe marrëveshjet PS-LSI për ndarjen e pushtetit vendor, nuk janë përfunduar dhe nga kjo do të varet shumë edhe ecuria e mëtejshme e raporteve PS-LSI. Është Rama ai që do të vendosë, duke marrë përsipër çdo përgjegjësi të ngjarjeve që do të pasojnë, me të mirat apo me të papriturat jo të këndshme që mund të shkaktohen nga pakënaqësitë në ndarjen e pushtetit vendor. 
Në Pukë PS-LSI nuk arrijë konsensusin për Këshillin Bashkiak
Mos arritja e konsensusit paraprak në mesin e PS dhe LSI duket se ka qenë shkaku kryesor për shtyrjen e konstituimit të Këshillit bashkiak. burime të sigurta në mesin e anëtarëve të këshillit bashkiak pohojnë për “Telegraf” se shkak për moszhvillimin e mbledhjes u bë pikërisht mosmarrëveshja në mesin e dy forcave kryesore politike në këtë këshill, PS dhe LSI, të cilat siç duket nuk janë dakortësuar për emrin e kryetarit. Teksa PS kërkon që kreu i këshillit të jetë sekretari i kësaj force politike, Enver Sulejmani, grupi i këshilltarëve të LSI kërkon që në krye të këshillit të jete kryetarja e kësaj force për Pukën Sajmira Laçi. Ditët në vijim deri në konstituimin e këshillit do të tregonte se cila palë do të ketë lobin më të fuqishëm në këshillin bashkiak, teksa vërehet një përçarje në mesin e koalicionit PS-LSI në bashkinë e Pukës. Kjo nuk përjashtohet të ndodhë edhe në bashki të tjera, jo vetëm për kreun e Këshillit Bashkiak, por edhe për nënkryetarin e bashkisë dhe për postet ee drejtorëve në bashki. 
Sigal