Perandori i Japonisë, Akihito uron Presidentin Ilir Meta për marrjen e detyrës

865
Perandori i Japonisë, Akihito ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për marrjen e detyrës.
Në një telegram urimi, Perandori i Japonisë Akihito i shpreh përgëzime për detyrën e re.

“Me rastin e marrjes nga ana e Shkëlqesisë Suaj të zyrës së lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësinë e madhe t’ju dërgoj urimet e mia më të mira e të sinqerta si dhe përgëzimet e përzemërta për suksesin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj, si dhe për mbarësinë e përparimin e popullit të vendit tuaj”, shkruhet në mesazhin e urimit.
Sigal