Për zotin Bylykbashi e të tjerë…

574
Ylli Dylgjeri
Publicisti Ylli Dylgjeri i jep leksione historie Bylykbashit. Një nga familjet më patriotike që i dhanë dëshmorë atdheut gjatë LANÇ 
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, ndër të tjera, në fjalën e tij në Kuvend tha “…nëse ndonjë nga ministrat e Rajhut do të ishte emëruar në krye të parlamentit gjerman, ky veprim do të kishte tronditur të gjithë vendin”. Le të ndalemi e të debatojmë sa qëndron ky krahasim? 

Si qëndron e vërteta e drejtuesve të Rajhut gjerman? A çalon ky krahasim me zotin Ruçi? 
A mund të krahasohen Ministrat e Rajhut me periudhën kur Ministri Ruçi drejtoi Ministrinë e Brendshme Shqiptare? A ka shembuj të ngjashëm në histori dhe si i ka trajtuar ato bota demokratike? etj. Arsyeja pse po hedh këto radhë qëndron thellësisht tek e vërteta, duke dashur njëherësh të qetësoj, aq sa mundet edhe shpirtrat e tronditur, opinionin, por dhe deputetin Bylykbashi e të tjerë, se e vërteta qëndron krejt ndryshe. Krahasimi është, jo vetëm i tepruar si krahasim, por dhe qesharak. Edhe gjykata e kohës e shpalli të pafajshëm z. Ruçi. Me Ruçin njihem herët, e kam pasur për pak kohë edhe shef në PS, por kjo nuk më pengon të shkruaj për ca të vërteta. Ruçi më mirë se çdo gjë në PS njeh shefin e radhës dhe gjuhën e Tij. Lidhur me historitë e ish Ministrave të Rajhut tashmë ato dihen, dhe janë të dokumentuara. Gjyqi i Nurembergut dha vendimet kapitale për ta, si kriminelë lufte, gjenocidistë e bashkëpunëtorë të Adolf Hitlerit. Këto faktet, të Gjermanisë së Re janë sot në duart e lexuesit, të shkruara në dhjetëra librat e revista, mikrofilma e filma. Ndër këto libra, do të veçoja një prej tyre. Ai titullohet: “Spiuni i Shekullit” me autor E. H. Cookridge. Ky libër është vlerësuar si nga më të mirët e spiunazhit në të gjitha kohërat. Libri flet për jetën e një prej figurave kryesore të shërbimit inteligjent gjerman gjatë kohës së sundimit hitlerian. Emri i tij quhet Reinhard Gehlenit. Është ky personazh që krijoi e drejtoi shërbimin inteligjent nazist para, gjatë, dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Pas këtij konfliktit te përbindshëm, ai u mor në mbrojtje nga shefat e shërbimit sekret të ushtrisë amerikane. Ishte Alen Dalles, ai që mori në duar organizatën “Gehlen” të sapo krijuar, ishte po ai që i dha Gehlenit mjete të bollshme financiare me të cilën ngritën në këmbë makinën më të madhe të spiunazhit në Evropën Perëndimore, dhe së fundi, e bëri sërish shef të Shërbimit Informativ të Gjermanisë Federale, një organizatë që do të furnizonte për shumë vjet ( 70% të informacionit) komisionin ushtarak të NATO-s dhe grupit të Tij të përhershëm. Shkrimtari amerikan Endrju Talli e përcaktoi thjesht si nazist i CIA-s, ndërsa shkrimtarët francezë Omer Nevë dhe Zherard Santos nënvizoni se ” Gehleni ishte nga ato figura të rralla ndër gjeneralët gjermanë që i kishte qëndruar plotësisht besnik Hitlerit deri në kapitullim dhe që ai ishte një hitlerian i mirë” Së fundi, ky Autoritet i Rahjut, e drejtoi shërbimin inteligjent gjerman deri në vitin 1969, kohë edhe kur doli në pension pas anatemimit nga gjeneralët amerikanë të kohës si “plaçkë e vjetër”. Në kohën që jetojmë, dhe me amerikanët që bashkëpunojmë nuk kemi dëgjuar komente për zotin Ruçi, madje as ata vetë nuk duan të dëgjojnë komente. Heqja e kufjeve në Kuvend nga Ambasadori amerikan Lu mund të jetë një argument.
Urime zoti Ruçi!
Sigal