Për kryetarin e PBDNJ Vangjel Dule, Himara është Greqi

167
Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale të 21 qershorit në Himarë, ku mbështet kandidatin Fredi Beleri. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por Dule, njëherësh nënkryetar i Kuvendit është fotografuar me flamurin e aneksimit të Himarës nga Greqia. 
“Vangjel Dule dhe Vasil Bollano, filluan propagandën për kandidimin e Fredi Belerit për kryetar Bashkie të Himarës. Ata shpalosën edhe flamurin e aneksimit të Himarës me Greqinë. PBDNJ, MEGA dhe OMONIA, janë në bisedime për Unifikimin e tyre pasi PS dhe PD nuk pranuan që Fredi Beleri të jetë kandidat për Himarën si zonë e lirë. Shpalosja e flamurit të Autonimisë së Vorio Epirit, nga nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule është një provokim i hapur për ndryshime kufinjsh në dëm të Republikës së Shqipërisë”, shkruan foto-reporteri Arben Llalla në rrjetin social Facebook. Sipas tij kjo është një sfidë e hapur ndaj interesave kombëtare të vendit.