Për 6 muaj Ministri Haxhinasto shpërdoroi miliona dollarë

549
Gazeta “Telegraf” më shumë se një herë ka denoncuar shkeljet e rënda që janë vënë re në Ministrinë e Transporteve, për të cilat ende nuk është hedhur ndonjë hap as nga organet e hetimit (Prokluroria e Përgjithsme) dhe as nga ndonjë institucion tjetër që kontrollon financat publike. Pikërisht në ndihmë të këtyre denoncimeve vjen së fundi një raport i titulluar “Mbi monitorimit e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për 6-mujorin e parë të vitit 2015” i Ministrisë së Financave ku vërehen se ka dhumë mospërputhje të të dhënave faktike të raportuara nga Ministria e Transporteve me të dhënat faktike të siguruara nga sistemi i thesarit. Sipas këtij raporti ndryshimi në total është 785,1 milionë lekë nga e cila për shpenzime korrente diferenca është për 74 mijë lekë dhe për investimet për 785 246 mijë lekë. Po ashtu për shpenzimet kapitale me financim të brendshëm diferencat janë në programin “Ujësjellës – Kanalizime”, ku ministria ka raportuar me pak për 28 648 mijë lekë.

Më mënyrë më të detajuar në këtë raport thuhet se, për shpenzimet kapitale me financim te huaj, diferencat janë:
1. Në programin “Planifikim menaxhim administrim”, ku ministria ka raportuar realizim në fakt, më tepër se sa figuron në sistem për 58 667 mijë lekë.
2. Në programin “Transporti rrugor”, ministria ka raportuar më pak për 602 556 mijë lekë.
3. Në programin “Menaxhim transporti”, ministria nuk ka raportuar realizim në fakt, ndërsa në sistem figuron shuma 9355 mijë lekë.
4. Në programin “Portet”, ministria nuk ka raportuar shpenzime faktike, ndërsa në sistem figuron shuma 9696 mijë lekë.
5. Në programin “Ujësjellës -Kanalizime”, ministria ka raportuar më pak shpenzime për 142650 mijë lekë.
6. Në programin “Mbetjet urbane”, ministria nuk ka raportuar shpenzime faktike, ndërkohë që në sistem figuron shuma 51007 mijë lekë.
Nga të dhënat e sistemit “Të ardhurat jashtë limitit”, janë realizuar për 19 498 lekë në programin “ Menaxhim transporti” shpenzime korrente.
Në fund të 6 mujorit te parë të vitit 2015 buxheti vjetor i Ministrisë së Transportit ka shfaqur defirenca në të gjitha zërat në e shpenzimeve në krahasim me raportimet e thesarit, si me poshtë:
Nga raporti i Monitorimit plani i shpenzimeve të buxhetit në total për këtë ministri sipas të dhënave të ministrisë për 6 mujorin e parë 2015 është realizuar në rreth 36.2% të planit vjetor, ndërsa sipas të dhënave të sistemit informatik financiar të Qeverisë ështe realizuar për 37.91%. Siç arsyetohet në raport kjo diferencë e përqindjes se realizimit është për shkak të të dhënave të ndryshme që ka paraqitur ministria për faktin nga ato që janë marrë nga Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë për disa programe të ministrisë.Duke e parë këtë realizim sipas programeve, vërehet që përqindja e realizimit të shpenzimeve varion në nivele të ndryshme duke filluar nga rreth 13.8% të planit vjetor në programin “Menaxhimi i Mbetjeve urbane’” deri në rreth 93.4% në programin “Menaxhimi i Transportit”.
ASD, marrëveshje me homologët zviceranë dhe kosovarë
Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) nënshkroi këtë javë një marrëveshje bashkëpunimi me institucionet homologe të Zvicrës dhe Kosovës. Në një njoftim për shtyp të publikuar në faqen zyrtare te ASD-së, bëhet e ditur se, marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Genci Mamani, Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, Violeta Arifi Krasniqi dhe Drejtori Ekzekutiv i Zvicres, Patrick Loeb, në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, Zvicër. Me këtë rast, në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i ASD, Mamani, theksoi se kjo Marrëveshje është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e vazhdueshme të Agjencisë me qëllim rritjen e bashkëpunimit me institucione homologe të sigurimit të depozitave. Patrick Loeb, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Zviceran të Sigurimit të Depozitave dhe Agjentëve të Tregtimit të Letrave, u shpreh se financat janë një biznes global dhe do të jenë kështu akoma më shumë në të ardhmen. Më tej, Loeb shtoi se rreth 50% e klientëve të bankave në Zvicër janë të kombësive të huaja që jetojnë jashtë Zvicrës, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve banojnë në Shqipëri dhe Kosovë, citon njoftimi i ASD-së. Drejtoresha Menaxhuese e Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës, Violeta Arifi Krasniqi, vlerësoi marrëveshjen dhe bashkëpunimin që po institucionalizohet me nënshkrimin e saj. Sipas saj, ky kuadër bashkëpunimi krijon mundësinë e zhvillimit të vazhdueshëm të institucioneve, nëpërmjet adoptimit të praktikave më të mira të sistemeve efektive për sigurimin e depozitave. Nënshkrimi i Marrëveshjes u përshëndet edhe nga të ftuarit e tjerë, të cilët vlerësuan rëndësinë e saj si dhe rolin e institucioneve të sigurimit të depozitave në ruajtjen dhe garantimin e stabilitetit financiar. Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mjediset e ambasadës zvicerane, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Genc Mamani, zhvilloi një takim në zyrat e Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Konfederatës Zvicerane. Në këtë takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Agjencisë.
AAB: Kreditë me probleme, sërish shqetësuese për ekonominë
Shoqata Shqiptare e Bankave, (AAB) bëri të ditur se, niveli i kredive me probleme në fund të muajit tetor 2015, u ul në nivelin 20.4%, nga 20.6% që ishte në muajit shtator 2015. Stoku i kredive me probleme në fund të tetorit ishte rreth 119.2 miliardë lekë, nga 120 miliardë lekë që ishte në fund të shtatorit. Sipas AAB-s, krahasuar me një vit më parë, në vlerë absolute, kreditë me probleme janë ulur me mbi 15%. Ulja e kredive me probleme ka ndihmuar në përmirësimin e performancës financiare të bankave. Fitimi progresiv i sistemit bankar për 10-mujorin ka prekur vlerën e 13.5 miliardë lekëve, në rritje të mëtejshme nga vlera e 11.6 miliardë lekëve e 9-mujorit. 
Sigal