Peqin, Kandidati i PDIU-së Sajmir Hasalla triumfon me 5 mijë vota diferencë

435
Bashkia e re e Peqinit ishte e para në këtë qark që ka përfunduar procesin e numërimit të votave. Bashkia e Peqinit, e njohur si bastion i djathtë gjatë këtyre tetë viteve të fundit por edhe më herët, duket se ka preferuar që të zgjedhë ndryshe në këto zgjedhje vendore. 
ASHE-ja ka arritur një fitore të thellë në Bashkinë e Peqinit. Kandidati i saj, Sajmir Hasalla ka mundur të marrë 67.8% të votave, kundrejt 32.2% të votave të marra nga Albert Kreci i APPD-së. Fitues i garës u shpall Sajmir Hasalla, kandidat i zgjedhur nga ASHE-ja me propozim të PDIU-së. Ai arriti të sigurojë një fitore me një shumicë të konsiderueshme votash ndaj rivalit të tij, i cili mbeti më se i zhgënjyer nga rezultati përfundimtar që arriti në mbyllje të procesit, pasi arriti të marrë vetëm 4326 vota.
Ajo që bie në sy është se PDIU-ja ka mundur të marrë kështu bashkinë e parë si parti në koalicion me Partinë Socialiste. Ndërkaq, kandidati i ASHE-së ka mundur të marrë mjaft vota edhe nga votuesit në Burgun e Peqinit.
Sigal