Pendarovski: Nuk ka zgjidhje pa ndërhyrjen e SHBA-ve!

510
Sigal

Presidenti I Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski thotë se një opsioni I zgjidhjes se mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë përmes shkëmbimit të territoreve është një precedent I rrezikshëm për Ballkanin.

“Nuk është gjë e mirë që të mbyllësh një problem, problemin e Kosovës dhe të hapësh dy apo tri probleme të tjera në rajon”, – tha Pendarovski në RTSH.

Presidenti I Maqedonisë së Veriut u shpreh në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi se pa ndërhyrjen e SHBA-ve vështirë se kjo çështje mund të gjej zgjidhje.

“Pa një përfshirje serioze të SHBA-së nuk është e mundur që BE e vetme të zgjidhë krizat dhe problemet e kësaj natyre. Ne patëm një krizë tonën në vitin 2001, patëm konflikt në territorin tonë dhe pas kësaj nënshkruam marrëveshjen kornizë të Ohërit dhe atëherë ndërmjetësuesi i BE-së punonte ngushtësisht me ndërmjetësin amerikan. Unë nuk mendoj që pa një përfshirje aktive nga Uashingtoni, do të shohim një zgjidhje të qëndrueshme të këtij procesi”, – tha Pendarovski në RTSH.