Peleshi në Vlorë: 4 milionë euro investime për argjinaturat dhe kanalizimet

429
Zv.kryeministri Niko Peleshi, i shoqëruar nga shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, vizitoi disa nga zonat më të prekura nga përmbytjet e fundjavës në këtë qytet. Sipas Peleshit, kjo situatë nuk është vetëm pasojë e reshjeve të dëndura, por edhe e një keqmenaxhimi të pushtetit të kaluar dhe drejtorive përkatëse, të cilat nuk janë marrë aq seriozisht me territorin.

Peleshi shprehet se ka patur vazhdimisht kontakte me disa drejtues në Vlorë të disa drejtorive, të cilëve u është tërhequr vemendja. Sipas tij jane 6 milione euro që do të investohen për emergjencat, ndër këto 4 milione euro do investohen në Qarkun e Vlorës në argjinatura dhe kanalizime.
Sigal