Peleshi-Dusa: Thellim i bashkëpunimit me Rumaninë për të përballuar së bashku sfidat e sigurisë

445
Zv/kryeministri Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ministrin e Mbrojtjes së Rumanisë, Mircea Dusa, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, zv/kryeministri Peleshi thekson se kjo vizitë është një hap më tej drejt thellimit të një bashkëpunimi të shkëlqyer me Rumaninë për të përballuar së bashku sfidat komplekse të sigurisë në rajonin tonë.
Më herët, ministri i Mbrojtjes së Rumanisë, Mircea Dusa, zhvilloi një takim me homolgen e tij shqiptare, ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ku në qendër të diskutimeve ishin siguria në rajon dhe Europë.
Sigal