Peleshi dhe Veliaj prezantojnë masterplanin për Parkun e Liqenit

479
Qytetarët u keqinformuan për hyrjen e Parkut të Liqenit të Tiranës, pasi kësaj zone do t’i shtohen edhe 5 hektarë gjelbërim. Kështu u shpreh zv. Kryeministri Niko Peleshi gjatë prezantimit të masterplanit për Parkun e Liqenit.
“Gjelbërimi në parkun e Tiranës shtohet me rreth 5 hektarë. Në fund një juri ndërkombëtare shumë profesionale ishte e ngarkuar me ligj të përcaktonte fituesin dhe fituesi jam i bindur që siç u prezantua këtu do të prezantohet në vijim, është ai çka qeveria qëndrore, bashkia e Tiranës dhe gjithë qytetarët do të donin të shikonim një variant që një sipërfaqe prej më shumë se 5 ha të urbanizuar keqas që eshte sot garda, ia rikthen parkut dhe vendos atje vetëm një objekt 1 ha që është qëndra e shërbimeve publike. Dhe ky objekt është një sipërfaqe publike në dobi të qytetarëve, një sipërfaqe ku shërbimet publike kryesore do të integrohen për të qënë më pranë me qytetarët. Gjithë sipërfaqja tjetër e gardës, një territor i mohuar për shkak të natyrës së vet institucionit të gardës i kthehet qytetarëve”, tha Peleshi. 
Pas zv. Kryeministrit Peleshi fjalën e mori kryebashkiaku Veliaj, por që u ndërpre nga këshilltari i djathtë i Bashkisë Leonard Olli.
Sigal