Pedagogët – Nishanit: Mos dekreto ligjin për arsimin, antikushtetues

435
Presidenti i Republikës Bujar Nishani nisi takimin konsultativ me akademikë dhe pedagogët lidhur me ligjin e shumë debatuar për Arsimin e Lartë miratuar të martën e kaluar 22 korrik 2015. Pedagogët kanë renditur një për një problemet që ka ky ligj.
Takimi po zhvillohet në Presidencë.
Ora 11: 47 Shef Departamenti në degën Gazetari & Komunikim Artan Fuga: Ligji s’ka koherencë me veten e vet – Nuk kam ardhur për ligjin e arsimit të lartë dhe nuk më intereson por kam ardhur për të shprehur një shqetësim më të madh: CIla është kultura dhe mënyra e konstituimit të një ligji dhe në rastin e këtij ligji në veçanti? .. Ligji nuk ka koherencë të brendshme. Me Kushtetutën po e po. Ky ligj është në filozofitë pozitiviste të shekullit XIX të cilët ne si pedagogë nuk mund ta pranojmë. S’mund ta pranojnë as studentët.
Rektor i Universitetit të Shkodrës, Artan Hoxha: “Është shkelje e autonomisë financiare. Përmendet emri i administratorit i cili më con mallin e sekretarit të partisë. Institucioni ka dy krerë, njëri rektori që ka vetëm anën akademikë dhe një rektor i dytë që ka anën financiare. Në pika të veçanta të këtij ligji ka shkelje të të drejtave të njeriut”
Ora 11: 30 Ardian Marashi: “Albanologjia në rrezik” – “Qendra e studimve albanologjike, si instituicon që ofron rëpvojën e vet dhe shërbimet e veta në fushën e arsimti të lartë nuk ekziston. Albanologjia në rrezik”
Ora 11:08 Nishani: Dua të marr mendimin dhe gjykimin e Akademikeve – Në tryezën ku ndodhen profesorë dhe akademikë presidenti Nishani tha se është e drejta e tij kushtetuese për të dëgjuar mendimin e përfaqësuesve të institucioneve të cilat do të preken nga ky ligj.
“Para se ta gjykoj institucionalisht dua të marr dhe një gjykim dhe vlerësim nga ana juaj rreth sfidës që ofron ky legjislacion për studentët pedagogët dhe akademikët. Kam ndjekur procesin, qëndroj jashtë debatit politik. Dy elementët thelbësorë që do të mbrohen janë e drejta për arsim dhe autonomia” tha Nishani
Ligji u miratua më 22 korrik nga maxhoranca 
Ligji për arsimin e lartë u miratua me votat e maxhorancës në orët e para të mëngjesit të 22 korrik 2015.
Po atë ditë kryetari i PD-së Basha, i cili drejton opozitën që u largua nga salla në momentin e votimit, zhvilloi një takim me përfaqësues të pedagogëve për ligjin e arsimit të lartë dhe foli për një aksion masiv institucional me të gjithë instancat që kanë në dorë të ndalojë ligjin.
“Që nga presidenti tek Kushtetuesja. Do jemi në mbëshetje të pedagogëve që kanë një plan të qartë veprimi. Mbështesim inisiativën e pedagogëve që ti kërkojnë Presidentit e Kushtetutës të mos e miratojnë këtë pr/ligj”
Edhe pedagogët i kanë bërë apel presidentit të mos e dekretojë ligjin.
Sigal