Pedagogët krijojnë “Sindikatë për mbrojtje”

428
Sigal

Pedagogët e Shkencave Sociale nisën të hënën grevën pa afat. Vendimi nuk gjeti dakordësinë e dekanit të Fakultetit. Pedagogët janë të vendosur që të vazhdojnë grevën dhe protestën e tyre, pavarësisht kërcënimeve. Asambleja e pedagogëve dje ka vendosur që pedagogët të krijojnë sindikatën e tyre, e quajtur “Sindikatë për mbrojtje”. Ndërkohë krahas sindikatës, Asambleja ka dalë me 6 vendime të tjera. Vendimet:U bëjmë thirrje të gjitha asambleve që të mbajnë një qëndrim për ligjin e arsimit të lartë, dhe u kërkojmë që të bashkohen me vendimin e asambleve që janë për grevë. I kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë qëndrim konsekuent për ligjin e arsimit të lartë në përputhje me vendimet e asambleve (Senatit, Rektorit). Ftojmë trupën akademike që te kontribuojnë dhe të kenë një angazhim sindikalist. Ngritja e një grupi pune për ligjin e Arsimit të Lartë (që të diskutohen gabimet dhe si mund të bëhen) Grupi i punës të bëjë një dokument me oponencë për ligjin. Kërkojmë debat me komisionin e Edukimit dhe të Mediave për ligjin e Arsimit të Lartë. Kujtojmë që pedagogët kanë bojkotuar mësimin prej ditësh tashmë, ku nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre kundër Ligjit të Arsimit të Lartë. Pedagogu Mark Marku ka deklaruar se ka presione ndaj pedagogëve, por kjo nuk i pengon ata në kauzën e tyre. Ai tha se numri i vogël i pedagogëve nuk duhet të merret si problem pasi sesi i kësaj çështjeje ka të bëjë me përfaqësimin.