Sigal

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti u miratua me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim.

Sipas raportit, thuhet se PE ka mirëpritur progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë, por eurodeputetët kanë ngritur si shqetësim nivelin e korrupsionit dhe mungesën e efikasitetit në drejtësi. PE ka theksuar se negociatat për anëtarësimin do të hapen kur Shqipëria të përmbushë kushtet e nevojshme.

Raporti i PE-së konfirmon deklaratën e pak ditëve më parë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, i cili u shpreh se nuk ka një datë të saktë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.