PE miraton rezolutën për Shqipërinë

453
Komisioni i jashtëm i parlamentit Evropian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë. Në raportin e PE-së thuhet se Shqipëria ka bërë progres në disa prej reformave kyçe, por i duhet ende shumë punë për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, në raport thuhet se Shqipëria duhet të intensifikojë luftën ndaj korrupsionit, i cili mbetet një nga problemet më të mëdha për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Shqipëria ka bërë përparim, por ka ende punë për të bërë. Përparim në reformat kyçe politike, dhe administrative. Ka ende punë për të bërë në hapjen e negociatave për anëtarësim. Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet për reformat Kyçe. Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë për luftën ndaj korrupsionit”, thuhet në raportin e PE-së.
Sigal