PD:Shëndetësia në ditën më të keqe qeveria kërkon të kontrollojë Urdhrat

60

Anëtarët e opozitës në Komisionin Parlamentar për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, u mblodhën sot në Partinë Demokratike dhe diskutuan mbi projektligjet për Urdhrin e Mjekut dhe Urdhrin e Stomatologut. Kjo ishte mbledhja e parë e komisionit parlamentar të Partisë Demokratike, ku u hartua një kalendar pune dhe ku u diskutuan edhe çështjet kryesore të gjithë projektligjeve që janë duke u diskutuar momentalisht në Kuvendin e Shqipërisë. Një praktikë pune që do të vijojë me të gjithë komisionet e tjera dhe me projektligjet dhe çështjet e interesit publik. Kjo u konfirmua nga Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, pas mbledhjes në një dalje për mediat e cila bëri me dije se u diskutuamënyra e zhvillimit të punimeve për çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Sipas saj u hartua një kalendar i cili do të ndiqet rigozorisht duke diskutuar çështjet kryesore të gjithë projektligjeve që janë duke u diskutuar momentalisht në Kuvendin e Shqipërisë. “U diskutua mënyra e zhvillimit të punimeve të këtij grupi të Partisë Demokratike për çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. U hartua një kalendar i cili do të ndiqet rigozorisht duke diskutuar çështjet kryesore të gjithë projektligjeve që janë duke u diskutuar momentalisht në Kuvendin e Shqipërisë”-tha  Albana Vokshi. Ajo gjithashtu ka bërë me dije se kjo është vetëm mbledhja e parë jashtë Kuvendit në kushtet e një vendimi politik të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të bojkotuar Parlamentin. “Kjo ishte vetëm mbledhja e parë e anëtarëve të Opozitës të Komisionit që unë drejtoj, të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Sigurisht, në kushtet e një vendimi politik të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të bojkotuar Parlamentin momentalisht, kjo për arsye që ne i kemi bërë publike, pra mos respektimit të Kushtetutës”-shtoi më tej Vokshi.


Fjala e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi 
Kjo ishte mbledhja e parë e gjithë anëtarëve të Opozitës, të Komisionit për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale. U diskutua mënyra e zhvillimit të punimeve të këtij grupi të Partisë Demokratike për çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. U hartua një kalendar i cili do të ndiqet rigozorisht duke diskutuar çështjet kryesore të gjithë projektligjeve që janë duke u diskutuar momentalisht në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas miratimit të kalendarit të grupit të punës, u kaluan çështje të ndryshme për diskutimin në parim, të dy projektligjeve, të Urdhrit të Mjekut dhe Urdhrit të Stomatologut dhe në vijim, javën që vjen, do të kemi dhe diskutime të projektligjeve të tjera të ardhura në Komision, përsa i përket Urdhrave të Infermierit, të Farmacistit si dhe projektligjeve të tjera. Sigurisht, u diskutuan çështje të ndryshme të sektorit të shëndetësisë.

Shëndetësia, sikurse ju jeni të gjithë në dijeni dhe të gjithë e ndjeni edhe personalisht edhe në familjet tuaja, është në ditën e vet më të zezë, ku qeveria po dëshmon çdo ditë që po kap të gjitha shtyllat kryesore të shëndetësisë, qoftë prokurimet publike, tenderimet e ilaçeve duke kaluar edhe tek, si të thuash, kontrolli i të gjithë urdhrave, të cilat duhet të jenë të pavarura.”

Kjo ishte vetëm mbledhja e parë e anëtarëve të Opozitës të Komisionit që unë drejtoj, të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Sigurisht, në kushtet e një vendimi politik të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të bojkotuar Parlamentin momentalisht, kjo për arsye që ne i kemi bërë publike, pra mos respektimit të Kushtetutës, mos respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të dhunimit të deputetëve të Opozitës, të mohimit të fjalës së lirë të Opozitës,  ne do të kemi fjalën tonë, do të bëjmë oponencën në të gjitha hapësirat, qoftë në ambjente të Partisë Demokratike, qoftë në ambjente të tjera, do të vijojmë të bëjmë një oponencë për të gjitha projektligjet, do të themi edhe fjalën tonë.