PDIU: Vendimi i KQZ i jashtligjshëm, nesër shqyrtimi i ankimit në Kolegjin Zgjedhor

440
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet apelon për një proces ligjor dhe demokratik të zgjedhjeve të 21 qershorit. Vendimi absurd dhe i jashtëligjshëm i KQZ-së që i mohon PDIU-së të drejtën për të propozuar numërues duhet të hidhet poshtë nga Kolegji Zgjedhor, në seancën që do të
mbahet nesër.
Neni 96 i Kodit Zgjedhor përcakton qartazi se “Partitë politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të GNV-ve … përcaktohen pas hedhjes së shortit në KQZ ndërmjet listës së partive politike të shumicës parlamentare dhe listës së partive të opozitës parlamentare të regjistruara në zgjedhje dhe që kanë fituar jo më pak se dy mandate në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin e Shqipërisë.”
Me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve PDIU është regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore dhe është pjesëtare e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASE)”. Ndërkaq, PDIU ka fituar pesë mandate në Kuvendin e Shqipërisë, duke plotësuar edhe kriterin e dytë ligjor, që thotë se partitë me më shumë se dy mandate kanë të drejtë të propozojnë numërues.
Rrjedhimisht, vendimi i KQZ-së është qartazi antiligjor. Përveç shkeljes së Kodit, KQZ ra edhe në shkelje proceduriale. Kjo, teksa ropozimi i kryetares Luzi u hodh në votim, jo një, por katër herë. Tre herët e para ai u rrëzua, duke u arsyetuar nga anëtarët e Komisionit, si antiligjor. Tre vendimet e para nuk u revokuan kurrë. Prandaj, ligjërisht, propozimi i kryetares Luzi është nul.
Kolegji Zgjedhor ka përpara të gjitha faktet që e bëjnë vendimin e KQZ-së një shkelje flagrante të ligjit dhe të procedurës. Ndërkaq, PDIU apelon edhe një herë faktorin ndërkombëtar që të marrë masat e nevojshme për një proces ligjor të drejtë, demokratik dhe transparent.
Sigal