PDIU – Idrizi: Kotzias, një tigër prej letre, ligji i luftës të kalojë në NATO

424
Sigal

 

PDIU mblodhi sot Këshillin Kombëtar për të zgjedhur forumet
drejtuese. Kryetari Shpëtim Idrizi nënvizoi se çështja çame nuk do të kthehet
kurrë në çështje elektorale.


Sa
i takon ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili pak ditë më parë i
kujtoi Shqipërisë tanket, dhe forcën ushtarake, Idrizi e quajti: Tigër prej
letre dhe i kërkoi qeverisë që cështjen e ligjit të luftës ta adresojë në
ministerialin e NATO-s.


Shpetim Idrizi: “Ndiqja përroin psiqik të Nikos
dhe mu kujtua Enver Hoxha. Tigër prej letre ishte  shoku Enver, tigër prej
letre është dhe shoku Niko. Nikos Kotzias kërcënoi të gjithë shqiptarët jo
vetëm disa syresh. I bëj thirrje qeverisë shqiptarë për ligjin e luftës t’i
adresohet ministerialit të NATO-s. Ky absurditet duhet të marrë fund”