PDIU është kundër tarifës për Rrugën e Kombit

480
Përmes një deklarate publike PDIU-ja kërkon heqjen e tarifës prej 5 euro për autoveturat dhe 22 euro për kamionët në Rrugën e Kombit. Duke mbështetur kuksianët, PDIU-ja sqaron se të vetmet rrugë pa pagesë në Shqipëri duhet të jetë Rruga e Kombit dhe Rruga e Arbrit. Sipas kësaj partie rrugët e tjera Brenda Shqipërisë (akset kombëtare) janë ato që duhet të jenë me pagesë. Deklarata e PDIU: Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar në vend pas vendimit të pa konsultuar e arrogant për vendosjen e një tarife të papërballueshme për “Rrugën e Kombit”.

PDIU vëren me shqetësim përshkallëzimin dhe rëndimin e situatës dhe i bën thirrje maxhorancës:
1. Të heqë tarifën prej 5 euro për autoveturat dhe 22 euro për kamionët në “Rrugën e Kombit”. “Rruga e Kombit” nuk është biznes, por arteria kryesore që lidh dy pjesët e një kombi që padrejtësitë historike i ndanë, por që ne s’mund t’i ndajmë akoma me politika të tilla, kur qytetarët e Shqipërisë paguajnë disa herë për rrugët nëpërmjet pagesës së Taksës së Qarkullimit, Taks-Regjistrimi dhe Akcizë mbi karburantet. Kjo tarifë do të godiste atë që kemi më shumë nevojë rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kosovën, ku shkëmbimet e Shqipërisë me Kosovën janë rreth 140 milionë euro në vit kurse të Kosovës me Serbinë janë mbi 460 milionë euro në vit.
Sigal