PDIU: E papranueshme ndërhyrja e Greqisë në një çështje tërësisht të brendshme të Shqipërisë

407
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet i është përgjigjur qëndrimit të Greqisë që përmes ministrit të Jashtëm dënoi zgjedhjen e Shpëtim Idrizit në krye të kuvendit të Shqipërisë duke e cilësuar si person me të kaluar irredentiste.
Ndërsa hedh poshtë pretendimet se zgjedhja e kreut të PDIU në krye të kuvendit rrezikon integrimin e rajonit, duke theksuar se ata që rrezikojnë integrimin janë Agimi i Artë i Greqisë dhe jo PDIU.

“Në lidhje me cilësimet politike, ne do donim të thoshim se programi i PDIU-së, pozicionimet e saj politike nuk kanë kurrfarë “perceptimi irredentist, të lidhur direkt me të kaluarën e tmerrshme fashiste dhe naziste të Europës”. Përkufizime të tilla kanë në bazë një falsifikim historik prej të cilit ne kujtonim se Greqia e sotme e qeverisur nga e majta me histori të përbashkët lufte me partizanët tanë, do të ishte e çliruar. Nuk ka asnjë pjesë të programit, të aksionit politik të PDIU që është kundër këtyre vlerave të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian. Ne jemi për respektim të plotë nga të dy palët, të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit Reciprok midis dy vendeve. Edhe Rezoluta për Çështjen Çame si çështje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, është shkruar në këtë frymë europianiste, të Traktatit të Miqësisë. Miqësinë, bashkëpunimin, stabilitetin, integrimin europian të Shqipërisë e kërcënon Agimi i Artë, pinjollët e të cilit i bëjnë homazh fashizmit dhe nazizmit dhe jo PDIU”, thuhet në deklaratën e PDIU.
Sigal