PDIU e gjitha në shesh kundër Edi Ramës

539
Sigal

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet i është bashkuar protestës së 9-të kombëtare kundër Edi Ramës.

Kreu i PIDU-së Shpëtim Idrizi, i shoqëruar edhe nga drejtuesit e tjerë dhe qindra simpatizantë të kësaj partie, kanë marshuar drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për të protestuar kundër Edi Ramës.

Simpatizantët janë nisur nga selia e PDIU-së drejt Kryeministrisë.

Protestuesit kanë bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore.