PDIU, Doda: Referendum popullor për Reformën në Drejtësi

407
PDIU ka kërkuar sot referendum popullor për reformën në Drejtësi, pas dështimit të takimit midis dy krerëve të partive më të mëdha politike në vend.
Përmes një deklarate për shtyp nga Kuvendi, deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, tha se takimi midis Ramës dhe Bashës ishte një hap cilësor, por përfundimi pa rezultat tregon se konsensusi është i vështirë. “PDIU ka ndjekur me vëmendje të veçantë dhe padyshim me keqardhje dështimin e bisedimeve mes dy forcave kryesore të vendit, rreth Reformës në Drejtësi. Takimi i kryetarëve të PS dhe PD ishte një hap cilësor, dhe procedurë normale në demokraci, por përfundimi i tij pa rezultat, tregon se konsensusi është shumë i vështirë për tu arritur.”, tha Doda
Më tej, në deklaratën e saj, deputetja Doda u shpreh se për shkak të rëndësisë madhore që ka Reforma në Drejtësi, e drejta për tu shprehur i takon qytetarëve. PDIU ka propozuar edhe një herë çuarjen në referendum reformën në drejtësi. Sipas saj, refrendumi do të hapte një kulturë të re. asaj referndare.
“Për shkak të kësaj rëndësie madhore, mendojmë se e drejta për t’u shprehur i takon sovranit, më shumë sesa interesave të ngushta të partive politike. Nisur nga kjo, PDIU risjell një propozim të depozituar qysh më 16 janar 2016 pranë Komisionit të Reformës, sipas të cilit propozimet e palëve duhet të hidhen në referendum si dy alternativa. Gjithë përmbajtja e dakordësuar mund të votohet menjëherë në parlament, apo të vendoset kalimi në referendum të mundshëm për bartjen e një legjitimiteti më të madh të projektit, ndërsa për çështjet ku palët kanë diferenca, propozojmë që të shprehet detyrimisht sovrani në një referendum me më shumë se një alternativë. Kjo do ti hapte rrugë një kulture të re, asaj referndare në vendimarrje e cila sot është inegzistente pasi e ka bërë të pamundur konceptimi I ligjit që kanë bërë marrveshjet politike të çastit.”, vijon Doda
Duke sqaruar nevojën e referendumit për këtë çështje, deputetja e PDIU-së thekson se referendumi me dy alternativa është zgjidhja më demokratike, konsensuale dhe e pranueshme për çdo shqiptar. Ajo shprehet se PDIU nuk do votojë asnjë nen që nuk ka lidhje me reformën dhe që I hap rrugë tjetërsimit të modelit shoqëror e njërzore tradicional shqiptar.
“Ne besojmë se Demokracia nuk ka qorrsokakë! Kur politika dështon t’u përgjigjet qytetarëve, janë qytetarët që duhet t’i përgjigjen politikës dhe t’i tregojnë vendimarrjen e duhur. Referendumi me dy alternativa është zgjidhja më demokratike, konsensuale dhe e pranueshme për çdo shqiptar. Ka ardhur koha, që të dëgjojmë zërin e sovranit për një reformë kaq jetike sa reforma në drejtësi. Nga ana tjetër kërkojmë që gjithë paragrafët të cilët nuk lidhen me reformën në drejtësi të hiqen nga projekti I ndryshimeve Kushtetuese, si akte që nuk kanë asnjë lidhje me thelbin e kësaj reforme dhe që krijojnë konfuzione por edhe pasoja për jetën sociale të vendit. PDIU nuk do votojë asnjë nen që nuk ka lidhje me reformën dhe që I hap rrugë tjetërsimit të modelit shoqëror e njerzor tradicional shqiptar, që prek familjen shqiptare”, përfundoi Doda
Sigal