PD, Zhupa: Mjerimi i Ramës me manipulimin e videos, shenjë e krizës së thellë ku ndodhet

62
Zëdhënësja, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat hodhi dritë mbi atë çfarë nuk u pa , pasi nuk u transmetua video e plotë e Lulzim Bashës në Klos, ku qytetari kërkon zgjedhje të parakohshme. Zhupa thekson: “Edi Rama tentoi dje të manipulonte opinionin publik, duke sajuar në mënyrë banale një fabul me një video nga takimi i z.Basha me banorët e Klosit. Kudo, në çdo cep të vendit, ka protestë ndaj Edi Ramës. Varfëria që ka sjellë, vjedhjet dhe abuzimet e tij, kanë shkaktuar revoltë, dhe kudo njerëzit shprehen kundër tij.
Siç ndodhi në Klos. Dhe ju mund ta shihni dhe dëgjoni fare mirë nga kjo video.
Siç dallohet qartë, qytetari është shprehur. “Zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakohshme, Lul Basha kryeministër”
Përpjekja e Edi Ramës për të manipuluar opinionin, me anë të laboratorëve të tij mediatike, është shenjë e qartë e krizës ku ai ndodhet. Edi Rama jo vetëm ka humbur besimin e qytetarëve, por dukshëm ai nuk honepset më as nga partia e tij. Kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk shfaqet në asnjë ambient publik, në asnjë rrugë, në asnjë takim me qytetarët. Sepse do të ballafaqohej me revoltën dhe pakënaqësinë e tyre. Në ndryshim nga kjo, Basha është i pranishëm në çdo ambient ku gjenden qytetarët, në çdo cep të vendit. Takimet e Ramës janë në salla të mbyllur, me njerëz që kanë kaluar në 10 filtra e kontrolle, me brohoritës të bindur. Manipulimet e mjera mediatike, tregojnë degjenerimin dhe fundin e tij të afërt.