PD zbulon sekretin dhe nis fushatën: Ja si do zgjidhen deputetët tanë

443
Partia Demokratike ka njoftuar sot mënyrën se si do të zgjedhë deputetët e saj të Kuvendit të ardhshëm.
Ajo sqaron se po zhvillon një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kadidaturave për deputetë.
PD ka zbuluar edhe rolin që do luajnë vetë qytetarët në këtë proces. “Të gjithë anëtarët, mbështetësit por edhe qytetarët e tjerë janë të ftuar të propozojnë ato apo ata që duan t’i kenë deputetë”- njofton PD.
Sipas saj, këto kandidatura do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës dhe pastaj mes tyre do të përzgjidhen ato që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-së në të gjithë vendin.
Më poshtë ju mund të propozoni emrin e dikujt që dëshironi t’ju përfaqësojë në emër të Partisë Demokratike dhe të jepni arsyet tuaja për këtë zgjedhje.
Sigal