PD, Vokshi: Edi Rama pranon se i ka dhënë Vilmës 5 milionë euro në vit më shumë

454

Gazeta Telegraf/



Deklaratë e deputetes
Albana Vokshi

 

Edi Rama ka pranuar dje
dështimin e check-up, ai ka pranuar publikisht se i ka dhënë Vilmës 5 milionë
euro më shumë ne vit se sa nevojiteshin për analizat.

Ministria e Shendetesise
deklaroi se me të njëjtin fond që i kanë dhënë Vilmës, do të bëhen analizat
edhe për 350 mijë qytetarë më shumë, duke rritur fashën e grupmoshës, duke e
shtrirë nga 35 deri në 70 vjec.

Pa e kuptuar, Rama ka
pranuar qe kontrata e firmosur me koncesionarin është abuzive, pasi kanë
përcaktuar një dysheme prej 475 mijë qytetarësh për të cilët Vilma paguhet
pavarësisht nëse i bëjnë apo jo analizat. Shifra e vendosur në kontratë ( 475
mijë) është abuzimi real. Nuk është e bazuar në studim apo analizë shkencore.

Duke pranuar që në një
vit e gjysëm s’janë bërë 475 mijë analiza të check-up, por paratë janë dhënë
për aq, Rama ka pranuar vjedhjen e 5 mln Euro më shumë në vit mënyrë fiktive
tranzit në xhepat e tij.

Cdo të ndodhë tani me 5
milionë euro që ka marrë Vilma cdo vit, më tepër se sa duheshin për të bërë
check-up?

Ku kanë shkuar ato para?

A do ti kthehen
shqiptarëve, apo tashmë janë ndarë si plackë mes Ramës dhe donatores së tij?

Koncesioni i check-up,
dështoi që në fillim për shkak të analizave skandaloze dhe humbi besueshmërinë.
Burrat rezultuan shtatzanë dhe gratë me prostat…dhe pothuajse të gjithë i
përsëritën analizat të privati…

Njerëzit refuzuan këtë
aferë të Edi Ramës, refuzuan ti përgjigjeshin një prej vjedhjeve të tij më të
mëdha në këto 3 vite.

Vilma merr 15 euro,
vetëm për shërbimin taksi, ndërkohë që e gjithë puna bëhet në qendrat tona
shëndetësore nga mjekë e specialistë që paguhen me taksat e qytetarëve. 

Shtimi i fashës së
qytetarëve që duhet të bëjnë check-up nuk është mbulim i vjedhjes. Eshtë pranim
i saj. Eshtë pranim i faktit se Vilma ka marrë miliona euro, më shumë se sa
puna që ka bërë.

Cila është pjesa e Edi
Ramës në këto miliona euro?

Cila është pjesa e
kampionit të tij të korrupsionit Ilir Beqaj?

Deputetët e Partisë
Demokratike në komisionin e Shëndetësisë kanë thirrur një dëgjesë urgjente
Ministrin Beqaj të mërkurën, që të informojë mbi këtë ccështje.

Prokuroria është e
thirrur të bëjë detyrën, të hetojë ku shkuan këto shuma. Të bëjë drejtësi e tu
kthejë paratë shqiptarëve. Para të vjedhura në emër të shëndetit, kur në
spitale ska shtretër, ska ilace, mungojnë gjërat bazike.

Ta harrojë Edi Rama dhe
Ilir Beqa se do ti gëzojnë këto para, kur qytetarët po rrezikojnë jetën në
ferrin e spitaleve tona.

Herët a vonë do të ketë
drejtësi për këtë krim mbi krimet.

 

Sigal