PD: Veliaj vazhdon mashtrimet me të rinjtë vetëm për pushtet

87
Partia demokratike ka akuzuar sërish ish-ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, se ka mashtruar të rinjtë e papunë për trajnime. Sipas Fabian Topallaj, Erion Veliaj po del prapë me premtime për mbështetje ndaj të rinjve, kur të rinjtë e mashtruar u bënë 27 vjeçarë sot, por nuk panë asnjë punë dhe asnjë trajnim. 
“Erion Veliaj po del prapë me premtime për mbështetje ndaj të rinjve. Por edhe në 2013-ën Erioni premtoi “Trajnim brenda 6 muajve të të gjithë të rinjve nën 25 vjeç të regjistruar si të papunë”. Të rinjtë e mashtruar u bënë 27 vjeçarë por nuk panë asnjë punë dhe asnjë trajnim. Ky premtim doli mashtrim siç dolën edhe dhjetëra premtime të tjera përfshi 300,000 vende të reja pune. Erioni dhe Ministria e tij ishin përgjegjësit për ta realizuar këtë premtim. Pse nuk e realizoi? Kush ia ka fajin Erionit për këtë mashtrim? Erioni prapë premton veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i mashtrojë sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin”, u shpreh Topallaj.