PD: Veliaj u fshihet fakteve, miliona euro të dyshimta në fushatë

456
Pas deklaratave të mbrëmshme të kandidatit të ASHE, Veliaj, reagoi sot partia demokratike në lidhje me financimin e fushatës së tij. Në deklaratën pë media të z.Keltis Kruja, akuzohet z.Veliaj se po përdor në fushatë shuma të mëdha parash me prejardhje të dyshimtë. Z.Kruja akuzoi z.Veliaj se paratë janë përfituar nga kompania e vëllait të tij pas marrjes së disa tenderave shtetërorë. 

Më poshtë deklarata e z.Kruja 

Erion Veliaj nuk bën transparencë sepse është i korruptuar.
Ai tha mbrëmë se ka 108 milionë lekë të vjetra për fushatën e tij.
E vërteta është se deri më datë 7 qershor, ai ka shpenzuar 437 mijë euro vetëm me spote televizive. Ja ku është dokumenti i monitorimit nga MCMonitoring.
Nëse shtojmë dhe shumën e brandimit dhe mbajtjes së 250 zyrave elektorale në Tiranë, dhe shpenzimet ditore të aktiviteteve të tij të luksit, e flamujt e pafund, fushata e Erion Veliajt e ka kaluar me kohë shifrën e 1 milionë eurove.
Erion Veliaj nuk bëri transparencë mbrëmë për rastin e Luiza Gjonajt, të cilën e shkarkoi nga puna sepse ajo denoncoi aferat e paligjshme të kompanisë së vëllait të tij, EAG. Veliaj tha se e ka hequr Gjonajn sepse ajo nuk është paraqitur në punë. Ja çfarë thotë vendimi i Gjykatës Administrative, ku zonja gjonaj ka fituar gjyqin.
Pavlefshmëri absolute të procedimit disiplinor.
Kthimin e zonjës Gjonaj në detyrë
Dhënien e pagës për zonjën Gjonaj deri në momentin e kthimit në punë.
Pra gjykata hedh poshtë deklaratat e Veliajt.
Erion Veliaj nuk bëri transparencë për fondet që ka marrë vëllai i tij.
Ja ku është shkresa e degës së thesarit. 540 milionë lekë ka marrë EAG, që është kompania e vëllait të kandidatit, është e njëjta kompani me Goglen e tij, në të njëjën adresë në të njëjtën zyrë. Pse nuk bën transparencë, sepse ky është abuzim i pastër.
Erion Veliaj nuk bën transparencë për lidhjen e tij, përmes bashkëshortes, me paratë e Dzanashvilit. Ai fshihet pas një argumenti mjeran, që paska qënë turni i gruas së tij, e punësuar në një zyrë avokatie.
Por e vërteta është se lidhjet e zotit Veliaj me këtë zyrë avokatie janë të vjetra e të forta. Ja ku është dokumenti i QKR që tregon se vëllai i Erion Veliajt, ka hapur kompaninë Gogel pikërisht me ortakun Floran Pustina, i cili ka zyrën avokatore, ku punon Ajola Xoxa, përfaqësuese me prokurorë, me të drejta të plota e Dzanashvillit.
Këto janë faktet. Erion Veliaj nuk bën transparencë, sepse është i korruptuar dhe fsheh burimin e milionave që po shpenzon në këtë fushatë zgjedhore.
Sigal