PD: Veliaj premtoi shkolla të reja profesionale, nuk hapi asnjë të vetme

444
Prapë premtime – prapë mashtrime
Sot Erion Veliaj, producent i shfaqjes së tij mediatike, doli në një cirk, ku në vend që të flasë me votuesit, i drejtohet stafit të tij që i shet si njerëz të thjeshtë nën skenografi të shtrenjtë e luksoze. Dhe në këtë shfaqje Erioni përsëri i ofron votuesve edhe më shumë premtime fallso me shpresën që kjo do të funksionojë sërish.
Në 2013 Erioni i premtoi votuesve se do të hapte shkolla të reja profesionale.
Sot duhej të na tregonte se ku janë shkollat e reja profesionale.
Ai mashtroi. Për dy vite, ai nuk hapi as edhe një shkollë të re profesionale. 
Sot kemi të njëjtin numër të shkollave profesionale, edhe pse Erioni ka folur për dy vite për këtë temë çdo ditë.
Kjo është e vërteta, votuesit nuk mund të mashtrohen për herë të dytë.
Sigal