PD: Veliaj mashtroi të rinjtë sipërmarrës, do u mundësonte hapësira për zyra e lehësira

54
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat në drejtim të kandidatit të majtë për kryetar bashkie në Tiranë Erion Veliaj. Përmes një deklarate për mediat, Akil Kaja ka akuzuar Veliajn se mashtroi të rinjtë sipërmarrës se do t’ju mundësonte zyra për lehtësira administrative, por gjithçka ishte një mashtrim. 
“Sot më shumë se kurrë qytetarët shqiptarë kërkojnë një politikë të sinqertë, një politikë e cila të mos jetë një fotokopje e premtimeve të pambajtura të fushatës 2013. Sot kërkojnë sinqeritet. I kujtojmë premtimin e radhës së kandidatit Veliaj i cili përsëri është një fotokopje e një premtimi-mashtrim. Do të krijohen inkubatorë të biznesit rinor që u mundësojnë të rinjve sipërmarrës hapësira për zyra me lehtësira administrative. Ku janë sot këta inkubatorë. Ku janë sot hapësirat e përbashkëta të punës për të rinjtë shqiptarë. 
Ku është suksesi i ministrisë e cila kishte plotë 40 përqind të buxhetit të shtetit shqiptar. Sot qytetarët shqiptarë janë të lodhur nga premtim-mashtrimet, nga një politikë e vjetër e cila realisht është thjesht për të bërë zhurmë. Sot të rinjtë largohen nga Shqipëria, sot të rinjtë janë të papunë dhe kërkojnë angazhime konkrete, serioze dhe të qeta në zhvillimin ekonomik të vendit. Ne çdo ditë do të përmendim një premtim-mashtrim të kandidatit Veliaj i cili duhet të ndërgjegjësohet se premtimet e tij nuk pinë më ujë”, deklaroi Kraja.