PD: Veliaj mashtroi për punësimin e grave dhe vajzave, firmosi shkarkimin e 3 mijë grave profesioniste

406
Partia Demokratike duket se nuk do të ndalet duke akuzuar kandidatin e të majtës për kryetar bashkie, Erion Veliaj vetëm  mashtrime. Në një deklaratë për mediat, deputetja demokrate, Albana Vokshi u shpreh se një tjetër mashrtrim i Veliajt ishte edhe premtimi për punësimin e grave dhe vajza, të cilat sot janë të papuna. Sipas saj Erioni vetëm premton duke mashtruar për të marrë pushtetin. “Erion Veliaj po përsëri premtime e pambajtura të dy viteve më parë, por kësaj radhe po i paraqet me ambalazh për Tiranën. 

Në 2013-ën Erioni premtoi: “Përgjysmim i papunësisë femërore. Garantim i përparësisë në punësim për grate dhe vajzat që kanë imigruar në zonat urbane dhe qytetet e mëdha.”Ku janë vendet e reja të punës për gratë dhe vajzat? Erioni ishte Ministri përgjegjës për ta realizuar këtë premtim. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë qysh prej 2 javësh dhe ia publikojmë në ëebsite. Erioni premtoi por mashtroi. Kandidati i kryeministrit firmosi për shkarkimin e mbi 3 mijë grave dhe vajzave profesioniste.

Nënat kryefamiljare, personat me aftësi të kufizuar dhe gratë viktima të dhunës u lanë pa punë dhe pa përkujdesje sociale. Në statistikat gjinore, 50 përqind e grave dhe vajzave janë të papuna. Raporti është nga vetë qeveria.Sot gratë dhe vajzat nuk marrin asnjë punësim përveç talljeve dhe fyerjeve në zyrat e punës. Të gjithë jemi dëshmitarë qëë punësim u ofrohet grave në këmbim të abuzimeve seksuale nga perversët e pushtetit.

Erion Veliaj, ky papagall i Ramës, vetëm premton por i ka vetëm fjalë pasi nuk realizon. Erioni premton veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i mashtrojë sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Ka dy javë që çdo ditë po ikujtojmë Erionit nga një tjetër premtim të thyer dhe nga një tjetër mashtrim. Votuesit nuk janë lodra që të mashtrohen përsëri”, u shpreh Vokshi.
Sigal