PD: Veliaj mashtroi me ndihmën ekonomike, lufton vetëm për pushtetin

424
Partia demokratike ka vijuar edhe sot akuzat për ish-ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj. Në një deklaratë për mediat PD është shprehur se Veliaj ka mashtruar me ndihmën ekonomike, të cilën po e marrin vetëm militantët e PS dhe jo ata që kanë nevojë. 

“Erion Veliaj premton ndihmë ekonomike për banorët e Tiranës dhe synon t’i mashtrojë përsëri. Në 2013 Erioni premtoi: “Do të hartojmë paketën rregullatore për transformimin e Programit të Ndihmës Ekonomike në një Program për Riintegrimin Social.” Por një vit më pas Erioni MASHTROI 20,000 familje që u përjashtuan nga skema me një urdhër nga Veliaj, vetëm pse iu gjetë një tavolinë me 3 karrige apo një televizor në shtëpi. 

Sot ndihmën ekonomike e marrin vetëm militantët e partisë dhe jo nevojtarët. Ndihma Ekonomike është shpërndarë më pak se sa vitet e tjera dhe kjo vërtetohet lehtësisht nga buxheti i shtetit. Erioni premton veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Çdo ditë ne do t’i kujtojmë Erionit nga një tjetër premtim të thyer dhe nga një tjetër mashtrim, sepse votuesit nuk do të mashtrohen përsëri”, përfundon deklarata e PD-së.
Sigal