PD, Topallaj: Votimi “nul” do t’i drejtohemi gjykatës

525
Për këshilltarin e djathtë të Bashkisë së Tiranës, Fabian Topollaj, vendimet e miratuara dje nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, përshirë edhe atë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, janë të paligjshme. Në një reagim për mediat, juristi Fabian Topollaj, ka dhënë edhe arsyet se pse vendimi është “nul”. Ai tha se për të nisur mbledhjen e Këshillit Bashkiak duhet një kuorum prej 31 personash, që nuk ka qenë. Ai tha se janë llogaritur si këshilltarë persona që në nisjen e mbledhjes, nuk e kishin marrë mandatin (anëtarë të LSI). Rrjedhimisht, votimi është ‘nul’, tha ai.“Do t’i drejtohemi gjykatës”, paralajmëroi Topollaj, duke shtuar se vendimi i marrë është një vendim hajdutërie i PS-së, ashtu dhe LSI-së. Ndërkohë, Luan Rama, nënkryetar i LSI-së, tha se kuorumi për nisjen e mbledhjes u plotësua nga këshilltarët e PS-së dhe ata të PD-së. Më herët pjesëmarrja e këshilltarëve të LSI në mbledhje u cilësua si pjesë e pazareve edhe nga këshilltari Leonard Olli. Ai bëri thirrje që Lëvizja Socialiste për Integrim të distancohet nga qëndrimet që, sipas tij, vjedhin qytetarin e Tiranës.
Sigal