PD, Tirana thyen çdo rekord, shpërthen kryeqyteti me 150 mijë pjesëmarrës

550
Sigal

Lulëzim Basha: Të ecim përpara për Tiranën dhe Shqipërinë moderne dhe europiane. Me votën tuaj çimentoni të ardhmen!

Partia Demokratike i është përmbajtur traditës për zhvillimin e mitingut final në Tiranë. Ky miting ka nisur në orën 19:44, simbolikë kjo e numrit që PD ka në fletën e votimit. I konceptuar si një koncert festiv, me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të mirë në vend, sheshi “Nënë Tereza” mblodhi mijëra qytetarë të Tiranës, por edhe nga rrethet e tjera të vendit në mbështetje të forcës së tyre politike dhe aleancës së djathtë. Këtë miting madhështor elektoral, të PD-së, në sheshin “Nënë Tereza”   e hapi Kryetari i Shtabit Elektoral të PD-së për Qarkun e Tiranës dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kreu i maxhorancës, Sali Berisha në fjalën tij drejtuar elektoratit, tha se ora e madhe e bashkimit drejt BE-së po afron. “Mirënjohje të gjithë qytetarëve nga Gjirokastra, Vlora, Fieri Berati, Elbasani, Durrësi, Lezha, Shkodra, Peshkopia, Kukësi, qarqet, kudo që jeni përshëndetjet më vëllazërore. Populli i vendit tim, uragani i fitores sonë më gjigand se kurrë në sheshin e Tiranës, është uragani i dashurisë, i respektit për çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet politike. Është uragani i shpresës, i besimit te njëri – tjetri dhe tek e ardhmja. Fshatra dhe qytete të zhvilluara, qytetarë dhe qytetare të Shqiptarë, ora e madhe po afron. Le të bashkohemi ne, gra dhe burra, vajza dhe djem që i besojnë vetes dhe Shqipërisë se me punën dhe me djersën tonë do ecim përpara drejt integrimit dhe Europës”, u shpreh Berisha. Demokratët i përmbahen traditës dhe përmbyllin fushatën zgjedhore në Tiranë, me një miting në sheshin “Nënë Tereza”. Përpara mbështetësve të mbledhur në shesh, po mbajnë fjalimet e tyre me radhë të gjithë drejtuesit e listave të kandidateve nëpër qarqe. Mitingu pritet të përmbyllet me fjalimin e kryeministrit Berisha, i cili do të përmbledhë premtimet dhe zotimet e demokratëve, të cilët kërkojnë mandatin e tretë më 23 qershor.

Lulzim Basha: “Rama, modeli i dështuar”

Në fjalën e tij në miting, Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha sulmoi liderin e PS-së, Edi Rama, të cilin e cilësoi si model të dështimit. “Ju ftoj sot nga ky shesh i mbushur më shumë se kurrë më parë të ecim përpara për Tiranën moderne dhe evropiane, përpara për Shqipërinë e zhvilluar, për fitoren e çdo shqiptari”,- u shpreh Basha.

Patozi: Votoni 44 dhe Berishën, vetëm kështu do ecim të gjithë përpara

“Partia demokratike ndryshoi me shpejtësi Vlorën, Sarandën dhe Delvinën duke investuar mbi 800 milionë euro në 8 vite. Shqipëria është vend më i respektuar, më dinjitoz në 8 vitet e qeverisjes sonë. Ne kemi ende rrugë për të bërë, për të arritur në projektin tonë të madh për Shqipërinë e zhvilluar, për Shqipërinë europiane. Është fantastike, është e jashtëzakonshme Tirana sot në këtë prag fitoreje. Ftoj çdo vlonjat, sarandjot, delvinjot, ftoj të gjithë demokratët, qytetarët pa parti, por edhe socialistët e mashtruar që ditën e 23 Qershorit të votojnë PD-në, të zgjedhin 44, të votojnë Sali Berishën se vetëm kështu ne do të ecim të gjithë bashkë përpara.

KRYEBASHKIAKU: “ME VOTËN TUAJ ÇIMENTONI TË ARDHMEN TUAJ”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinj të kryeqytetit dhe votues për herë të parë. Zoti Basha i ka ftuar ata të votojnë PD pasi në këtë mënyrë do të garantojnë një të ardhme më të mirë për ta.  Kryebashkiaku Basha ka garantuar se me alternativën e PD dhe kryeministrit Berisha, të rinjtë do të kenë me shumë mundësi për t’u arsimuar brenda dhe jashtë vendit, për të punësuar apo vetëpunësuar. “Ata të rinj dhe të reja që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje t’i bashkohen uraganit blu, për një të ardhme më të mirë, për çdo të ri dhe të re në qytetin e Tiranës. Për çdo të ri dhe të re që beson se tani ka ardhur koha për të bërë hapin e fundit drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Përgjigja është: Sali Berisha!”.

“Votoni 44-n, modelin e politikës që ju përfaqëson”

Kryetari i Bashkisë  së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorë të  Selitës. Zoti Basha u ka bërë  thirrje banorëve të votojnë modelin e politikës që përfaqëson interesin e qytetarëve  për zhvillim, punësimi dhe mirëqenie. “Ky shpirt entuziazmi dhe besimi është  paralajmërimi më i qartë i fitores që na pret të dielën. Me votën tuaj për numrin 44,  ju do të çimentoni  njëherë e mirë modelin e politikës që përfaqëson, interesin tuaj, në  zhvillim, punësim dhe mirëqenie.