PD thyen heshtjen, SMS qytetarëve. Mero: S’kam dijeni

404
KORCE – Dega e Partisë Demokratike në qytetin e Korçës ka thyer heshtjen zgjedhore duke ndikuar në vullnetin e lirë të qytetarëve për të zgjedhur. Kur kanë mbetur edhe 2 orë nga koha zyrtare e mbylljes së procesit zgjedhor, në telefonat e qytetarëve kanë mbërritur mesazhe përmes së cilëve i kërkohet të votojnë për Partinë Demokratike.
“Miq, mos harroni presionet, burgosjet, korrupsionin. Votoni Gjergji Meron, votoni Partinë Demokratike”, është mesazhi i dërguar nga Partia Demokratike e këtij rrethi.
Qytetarët kanë denoncuar mbërritjen e këtyre mesazheve në telefonat e tyre personal, ndërsa në një reagim të PD-së së Korçës përmes zëdhënëses së kësaj force politike sqarohet se: Mesazhet i janë dërguar anëtarëve të Partisë Demokratike dhe jo qytetarëve të thjeshtë. 
Sigal

Reagon Mero: S’kam dijeni, të zbulohet dërguesi

Kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” për Bashkinë Korçë, Gjergji Mero ka reaguar lidhur me publikimin e lajmit për SMS-në e dërguar votuesve, ku u kërkohet të mbështesin kandidaturën e tij dhe të votojnë për PD-në.
Mero në reagimin e tij shprehet se, nuk është në dijeni të një gjëje të tillë dhe ka kërkuar të hetohet se kush është dërguesi. “Unë nuk jam në dijeni të SMS-së. Le të hetohet se nga është dërguar ky SMS”, është shprehur kandidati i djathtë.