PD thirrje të fortë për protestë më datë 1 Tetor. Sot dhunohet një grua, nesër…

566
Sigal

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa përmes një statusi në rrjetin social Facebook u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës për Xhiselën e dhunuar nga pushteti. Protesta do të zhvillohet ditën e hënë, më datë 1 Tetor, ora 17:30.

“Nuk e kemi me lluksin për të zgjedhur ende të heshtim! 
Të hënën para Kryeministrisë merr me vete një letër, shkruaj fjalën tëndë, trego që nuk do të heshtësh, sepse sot dhunohet një grua, nesër dhunohet një femije, herën tjetër mund ta kesh rradhën ti!”, thuhet më tej në njoftim.

JU BËJ THIRRJE TA SHPËRNDANI SA MË SHUMË

Teksti i Organizatorëve të Protestës Qytetare.

Ditën e Hene dt.1 Tetor, ora 17:30 përpara Kryeministrisë do të protestojmë sepse gratë po dhunohen, po vriten, po torturohen! Ndërkohë që neve heshtim, dhuna rritet! Ndërkohë që neve heshtim, një vajzë dhunohet, një grua vritet, një vajzë përdhunohet, një polic kërcënohet! 

KRIMI QË NUK DËNOHET, RIKTHEHET!

Rikthehet dhe herën tjetër mund ta ketë rradhën çdokush prej nesh!
Nuk e kemi me lluksin për të zgjedhur ende të heshtim!
Të hënën para Kryeministrisë merr me vete një letër, shkruaj fjalën tëndë, trego që nuk do të heshtësh, sepse sot dhunohet një grua, nesër dhunohet një femije, herën tjetër mund ta kesh rradhën ti!
Stop dhunës së veshur me pushtet! Stop dhunës që kalohet në heshtje! Stop dhunës që nuk denohet!

Stop çdo lloj dhune që po na shkatërron çdo ditë e më shumë jetën!
Për hir të jetës tënde, familjes tënde, për hir të të gjitheve neve…mos hesht më!
Protesto! Reago!

Qëndro Xhisiela!
(Mbi)Jeto Xhisiela!
Ne të besojmë!