PD thirrje qytetarëve të refuzojnë të paguajnë biletën 40 lekë

593
Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve ti rezistojë asaj që e quan “afere korruptive” dhe u kërkon atyre “të refuzojnë të japin para për xhepat e Erion Veliajt dhe klientelës së tij”
Deklarata u bë nga këshilltarja e PD në Bashkinë e Tiranës, Reila Bozdo. Në emër të PD-së siguroi qytetarët se sapo të vijë në pushtet kjo parti do të reduktojë këtë çmim
Nga nesër qytetarët e Tiranës do të paguajnë gjobën korruptive të kryemashtruesit Erion Veliaj.
Deklarata e plote
Rritja e çmimit të biletës, nga 300 lekë në 400 lekë, që kryemashtruesi i Tiranës bëri në fshehtësi, në pabesi, nis nesër zbatimin dhe janë 6 milionë dollarë në vit që qytetarët do të paguajnë më shumë për xhepin e Erion Veliajt dhe klientelës së tij.
Duhet ta themi se shoqëritë e transportit urban kanë bërë përpjekje edhe më herët për ta rritur biletën e autobuzit, por janë sprapsur nga kryetari i mëparshëm Basha.
Me ardhjen e Veliajt, ata gjetën personin e duhur për këtë aferë që do të rëndojë në kurrizin e qytetarëve.
Partia Demokratike, këshilltarët e saj në Bashkinë e Tiranës do të ndjekin çdo rrugë ligjore për ta ndalur këtë vjedhje, këtë gjobë korruptive të kryemashtruesit Veliaj.
Ne i bëjmë thirrje qytetarëve ti rezistojnë kësaj afere korruptive, të refuzojnë të japin para për xhepat e Erion Veliajt dhe klientelës së tij.
Ne i sigurojmë qytetarët e Tiranës, se sapo shqiptarët ti besojnë Partisë Demokratike vendimarrjen, çmimi i biletës do të reduktohet në 300 lekë, dhe akciza e naftës për transportin publik në Tiranë e në gjithë vendin, do të hiqet.
Sigal