PD, thirrje qeverisë: Zgjidhni urgjent problemet e banorëve në Zharrës

518
Sigal

Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen shëndetësore
të banorëve në Zharrës, të cilët prej 6 ditësh janë futur në grevë urie, në
shenjë proteste për dëmtimet e mëdha që kanë pësuar banesat e tyre prej
punimeve të Bankers. Duke i përkrahur kërkesat që kanë shpallur, Partia
Demokratike i kërkon qeverisë të dëgjojë zërin e tyre, të reagojë e të mos
dënojë me indiferencë grevën e urisë së banorëve të Zharrësit. Kërkesat për
dëmshpërblim dhe hetim për zbatimin e kontratës janë të arsyeshme dhe qeveria
duhet menjëherë të ofrojë zgjidhjen. Deputetët e Partisë Demokratike e kanë
ngritur këtë çështje në të gjitha instancat deri më tani, por kanë hasur në
shurdhërinë e qeverisë dhe Edi Ramës. Partia Demokratike kërkon reagimin me
urgjencë të qeverisë, përpara se dëmet në Zharrës dhe të banorëve atje të bëhen
edhe më të mëdha e tragjike