PD, thirrje PS: Mos guxoni të vendosni mësues në komisionet e zgjedhjeve 2017

469
Bashkë-kryetari i Komisionit
të posaçëm të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, nuk përmendi asnjë nga
propozimet e bëra nga PS, por theksoi, se është platforma e PD që garanton
mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndërsa akuzoi kryeministrin Rama
për bllokim të punës për reformën zgjedhore, ai apeloi për nisjen me urgjencë
të shqyrtimit të platformës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e lira. Propozimi
i Partisë Socialiste për të pasur nga një mësues në çdo Komision të Qendrave të
Votimit, duket se nuk do të pranohet nga Partia Demokratike. Dy ditë më parë,
bashkëkryetari socialist i Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, Taulant
Balla tha, se PS një muaj më parë i ka nisur PD një listë me propozime për
ndryshimin e Kodit Zgjedhor, mes të cilëve edhe emërimi i një mësuesi në çdo
komision të qendrave të votimit. Por, edhe pse socialistët e konsiderojnë
praninë e një mësuesi në çdo KQV si një hap drejt depolitizimit të Komisioneve
të Qendrave të Votimit, i tillë duket se nuk është për demokratët. Burime nga
selia blu kanë bërë me dije se, PD do të mbajë qëndrim kundër futjes së
mësuesve në Komisionet e Qendrave të Votimit, për të cilët PS rezervon vendin e
anëtarit të 7-të. Sipas propozimit të Partisë Socialiste, mësuesit do të
propozohen nga Drejtoritë Arsimore të zonave dhe më pas do t’i propozohen
Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, që do të hartojnë listën përfundimtare për çdo
komisioner. Ndërkohë, nuk janë të pakta akuzat që janë bërë në drejtim të
partive në pushtet që emërojnë mësuesit nëpër shkollat e vendit, gjë që nuk
përmbush kriterin e anëtarit të depolitizuar. Ndërkohë, Partia Demokratike ka
dhënë një paralajmërim të qartë nëpërmjet Oerd Bylykbashit, se nuk do të
pranojë asnjë nga propozimet e Partisë Socialiste
Sigal