PD, thirrje Gjykatës Kushtetuese: Mos u ndikoni nga mazhoranca

426
Sigal

 

Të enjten Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e ligjit të vettingut dhe
Partia Demokratike shpreson që gjykata të mos bjerë në presionin e mazhorancës.
PD, në një deklaratë publike, deklaroi: .Do ishim shumë të
kënaqur, ka thënë një gjë shumë thelbësore: Ky ligj nuk shkel Konventën nëse
organet e vettingut kanë kontroll të plotë mbi organet e ekzekutivit. Nëse
kontrolli nuk është i plotë, ligji është jo në përputhje me Konventën. Venecia
pjesën e kushtetutshmërisë apo jo, ja ka lënë Gjykatës Kushtetuese. Jemi të
bindur që Venecia ka akredituar tezat tona. Shpresojmë që Kushtetuesja nuk do
të bjerë, se për të qenë është aktualisht në presionin e ekzekutivit, qoftë me
kërcënime për largim nëpërmjet vettingut apo forma të tjera. Dhe do të marrim
një drejtësi kushtetuese. Pas këtij vendimi, vettingu do bëhet. Pse mazhoranca
nuk bën për Vetingun atë që bëri për SPAK? Për ngërçin në reformën zgjedhore, PD
tha, se nuk ka ndodhur kurrë që një Komision të mos jetë në gjendje të prodhojë
qoftë dhe një presje në kodin zgjedhor. Duke shprehur gatishmërinë për ta
trajtuar bashkërisht me mazhorancës, ai tha se nuk është e nevojshme lufta me
 projekt -propozimet.