PD: Të ulet çmimi i biletës në Tiranë, udhëtim falas për nxënësit e shkollave

582
Sigal

Nisma e këshilltarëve të PD, pasi KLSH konstatoi aferën 6 milionë
dollarëshe të Veliajt me transportin urban

Partia Demokratike kërkoi sot me një projektvendim uljen e cmimit të biletave
të transportit urban në Tiranë dhe udhëtim falas për nxënësit e shkollave.
Leonard Olli depozitoi sot projektvendimin, që vjen pas publikimit nga
Kontrolli i Lartë i Shtetit të abuzimit prej 6 milionë dollarësh, me rritjen e
cmimit të biletave nga Erjon Veliaj.

“Sikurse jeni në dijeni, Bashkia e Tiranës rriti në mënyrë abuzive në një
megaaferë korruptive cmimin e biletës së transportit urban me 30%, dhe ne
shprehëm opinionin tonë që rritja ishte e pastudiuar dhe mbi të gjitha e
pakonsultuar me qytetarët dhe grupet e interesit. Pothuajse një vit më pas edhe
pse me shumë vonesë, Kontrolli i Lartë të Shtetit, fakton dhe provon
absolutisht pa asnjë ekuivok të gjithë ato që ne kemi deklaruar e kontestuar,
që 6 milion dollar të hequra nga xhepat e qytetarëve, do të shkonoin në xhepat
e klientëve të kryetarit të bashkisë Veliaj.

Tashmë  të ndodhur para këtij
konstati shumë serioz dhe profesional të ekspertëve të KLSH, grupi i
këshilltarëve të PD përgatiti një projektvendim, që e depozituam sot për tu
marrë në shqyrtim nga Këshilli Bashkiak ku kërkohet në mënyrë absolute rikthimi
i cmimit të biletës së transportit urban në parametrat e mëparshëm pra 300 lekë
të vjetra dhe, në të njëjtën kohë përjashtimin nga bileta e tranbsportit urban
të të gjithë fëmijëve që ndjekin arsimin e detyruar nëntëvjecar”, u shpreh
Olli.