PD: Të tronditur nga sulmi terrorist në Ankara

429
Partia Demokratike, me anë të një deklarate për shtyp, ka shprehur tronditjen “nga sulmi i përgjakshëm terrorist në qendër të Ankarasë”. “Partia Demokratike shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe uron shërim të shpejtë të të plagosurve. Ne gjendemi në krah të popullit turk në këtë ditë të vështirë dhe në krah të autoriteteve turke”, lexohet në deklaratën e PD-së. Në fund, Partia Demokratike shton se “e dënon me forcë këtë akt të rëndë dhe shprehet e vendosur në mbështetjen e luftës ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të çdo lloji”.
Sigal