PD të hënën në protestë, bllokon akset kryesore rrugore

501
Të hënën pritet që Partia Demokratike të radikalizojë protestën, duke bllokuar disa akse kryesore rrugore në gjithë vendin. Grupet e ngritura për organizmin e protestës shprehen të rezervuara, por Ora News mësoi disa nga akset kryesore ku do të përqendrohet protesta.

Të hënën për rreth 1 orë , duke nisur nga ora 11 deri në orën 12, protestuesit e Partisë Demokratike do të bllokojnë superstradën që lidh Tiranën me Shkodrën, përkatësisht në rrethrrotullimin në Fushë Milot, ku lidhet pothuajse gjithë veriu me kryeqytetin.

Gjithashtu, protestuesit e Partisë Demokratike do bllokojnë qarkullimin e automjeteve dhe ne sheshin shqipnja në Tiranë, një ndër akset kryesore hyrëse dhe dalëse në kryeqytet për veriun dhe jugun. Bllokim të akseve e rrugorë do të ketë dhe në Lushnjë përkatësisht autostradën që e lidh këtë qytetet me Fierin në rrethrrotullimin e Plugut. 

Ndërkohë protestuesit e Partisë Demokratike do të bllokojnë dhe autostradën që lidh Elbasanin me Rrogozhinën në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Protesta u paralajmërua nga Basha një ditë më parë.

Basha: Ditën e hënë, gjithë qytetarët shqiptarë bashkohemi midis orës 11 dhe 12 në bllokimin total të trafikut kombëtar në të gjithë Shqipërinë.

Përshkallëzimi i protestës, përkon me ditën kur në tiranë pritet të mbërri, zëvendës presidentit i Partive Popullore Evropiane David MCallister, në përpjekje për të negociuar palët për zgjidhjen e krizës politike.
Sigal