PD: Tahiri, korrupsion 1.1 miliardë lekë me uniformat e policisë

490
Partia Demokratike thotë se pas tenderit për uniformave të policisë fshihet një korrupsion prej 1. 1 miliardë lekësh.
Përmes kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj Partia Demokratike thotë se procesi është kryer pa transparencë dhe se uniforma fituese u shpall nga Tahiri përpara se vendimi të botohej në fletoren zyrtare. Madje Alibeja tha se mendimi i vetë policisë, i ekspertëve nuk është marrë në konsideratë.

Enkelejd Alibeaj: “Pas uniformës së re të policisë që prezantoi Tahiri, fshihet një korrupsion prej 1.1 miliardë lekësh. Asnjë transparencë, asnjë informacion për procesin, për tenderimin. Kriteret teknike u përcaktuan sipas profilit të fituesit të paracaktuar.
Uniforma fituese u shpall nga Tahiri përpara se vendimi të botohej në fletoren zyrtare.
Asnjë e dhënë kush është dizanjuesi, pse u zgjodh ai, cili komision dhe si u bë vlerësimi.
Mendimi i vetë policisë, i ekspertëve nuk është marrë në konsideratë.
Sipas ligjit, vetë drejtoria e Policisë duhej të kishte nisur këtë procedurë, sipas kërkesave dhe nevojave të saj.
Nuk gjendet i pasqyruar askund mendimi i specialistëve të fushës për sa i përket cilësisë së veshjes, por as për emblemën e simbolet që janë vendosur.
Vetëm Saimir Tahiri e veglat e tij e dinë se kush është personi i kontraktuar.
Një aferë e pastër korruptive, ku 1.1 miliardë lekë doroviten duke i ndarë me klientin e ministrit.Paratë e shqiptarëve trajtohen si të ishin portofoli privat i Tahirit.
Ky ministër që po bën krenar shefin e tij dhe në lëmin e korrupsionit, nuk e ndjen si detyrim të respektojë ligjin dhe procedurën, as të japë llogari.
Ashtu siç nuk u përgjigj edhe mbrëmë, kur publikisht në sytë e shqiptarëve u pyet në “top story” për lidhjen e tij me Emiliano Shullazin.
Sigal