PD: Shqiptarët janë zhytur në varfëri dhe mjerim, Ministri kredhet për suksese imagjinare

66
Të themi që ministri kandidat genjeu prap, kjo nuk është gjë e re për askënd pasi të vetmen punë që ka bërë në dy vjet është se ka ngritur gënjeshtrën në sistem
Sot, ndyshe nga dje pranoi që ndihma ekonomike jepet me firmën e tij dhe që është ai përgjegjës i drejtpërdrejt për heqjen e 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike dhe futjen në skemë të miqve e familjarëve të tyre. Ministri i mirëqënies personale është po ashtu përgjegjës për reduktimin e shumë se parave që marrin familjet në ndihmë ekonomike.
Sot ministri tha se ka qënë pjesë e skemës së përfitimit të ndihmës ekonomike por është shumë i çcuditshëm fakti se si mamaja e tij arriti të kursente aq shumë nga ndihma ekonomike sa të bënte dy dasma luksoze ndërsa familjet e tjera në ndihmë ekonomike nuk sigurojnë dot as bukën e gojës.
Ministri të Mirëqenies Personale që çdo përgjegjësi të vetën kërkon t;ua kalojë të tjerëvë po i ribëjmë sërisht të ditur faktin botërisht të njohur se me urdhër te Edi Ramës banesat sociale mbahen të bllokuara nga këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës. 
Sot po i bejmë thirrje publikisht ti japë urdhër këshilltarëve të tij të miratojnë listën prej afro 200 familjesh që plotësojnë kriteret dhe që janë peng i papergjegjshmërisë së mazhorancës.
Të ndalemi tek punësimi. Në 11 vjet kryebashkiak, Edi Rama nuk e kishte farë në axhendën e tij zhvillimin ekonomik dhe punësimin, madje të gjithë e mbajnë mend deklaratën e tij se ç’pune ka bashkia me punësimin. Për herë parë vizioni për zhvillimin ekonomik dhe punësimin u fut në prioritetet e bashkisë nga Lulzim Basha përmes uljes së taksave për bisneset e vogla, krijimi i fondit të garancive, nxitjes së sipërmarrjes së grave, hapjen e bizneseve nga të rinjtë, ndërmjetësimin mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve. Si rezultat i ketyre politikave, Bashkia e Tiranës ia ka dalë të punësojë 25 mijë persona të cilët sot do të ishin 35 mijë nësë nuk do të bllokoheshin projektet strategjike dhe infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës.
Edhe njëherë, kandidati për Bashkinë e Tiranës duhet të informohet më mirë për punët e bashkisë pasi në dy vjet bashkia ka vënë në dispozicion nje fond prej 2 milionë dollarësh në dy projekte të ndryshme që nxisin hapjen dhe zgjerimin e bizneseve si dhe nxisin punësimin. Madje, Bashkia e Tiranës së bashku me Fondin Norvegjez të Investimeve për Vendet në Zhvillim, Fondin Shqiptaro- Amerikan për Zhvillimin si dhe Crimson Capital Fund krijuan të parin fond në Ballkan prej 5.2 milionë dollarësh që menaxhohet nga një Bashki dhe në këtë rast, Bashkia e Tiranës. 
Ministri që sot flet për punësimin është përgjegjës së bashku me mazhorencën për mijëra familje që po lënë çdo ditë vendin si pasojë e varferisë, papunësisë, mungesës së shpresës.