PD Shkodër akuza qeverisë: U godit biznesi se votoi PD-në, terrori goditi qytetin

468
SHKODËR- 24 orë pas aksionit të grupeve të Tatim-Taksave ne qytetin e Shkodrës, deputetët e Partisë Demokratike Helidon Bushati dhe Irma Kopliku i kanë cilësuar këto aksione si ato të viteve 1946, kur shteti komunist grabiste pasurinë dhe pronat e shkodranëve padrejtësisht. Sipas deputetit Bushati qeveria po ushtron terror ndaj biznesit në Shkoder për shkak të rezultatit të zgjedhjeve te 21 Qershorit.
Në sinkron më njëri- tjetrin deputetët Bushati dhe Kopliku kanë kërkuar nga qytetarët e Shkodrës që të reagojnë sot me mjete demokratike pasi nesër do të jetë vonë.
Ndërkohë tregtarët e Parrucës i kanë kërkuar opozitës që të nisë protestat ndaj kësaj qeveri që sipas tyre po ju heq edhe bukën e gojës.
Pak orë pas aksionit të Tatim Taksave në qendër të Parrucës por edhe në Xhabije, pjesa më e madhe e bizneseve janë të mbyllura pas sekuestrimit dhe vendosjes së gjobave nga Tatim-Taksat të ardhura nga Tirana.
Sigal